Digjet një makinë në Shkodër, policia shpall në kërkim autorin

Digjet një makinë në Shkodër, policia shpall në kërkim autorin

113
0
Shares
Foto Ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Zues të Shkodrës është djegur një automjet. Mjeti tip ‘BMË’ i djegur është në pronësi të shtetasit me iniciale G.F. 27 vjeç, banues në fshatin Zues.

Policia ka arritur të indentifikojë autorin e zjarrëvenies së ndodhur rreth orës 02:00, shtetasin me iniciale E.P. 27 vjeç.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi E.P. 27 vjeç , banues në fshatin Zues në Shkodër i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për  veprën penale “Dëmtim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY