“Bomba” e gazetares: Saimir Tahirin do ta shohim si të penduarin e...

“Bomba” e gazetares: Saimir Tahirin do ta shohim si të penduarin e drejtësisë

256
0
Shares

Një deklaratë e fortë në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit është bërë mbrëmjen e djeshme nga gazetarja Anduena Llabani. Ajo është shprehur në studion e Ora Neës se janë dërguar jashtë vendit “katër letër -porosi për pronat dhe pasuritë në çështjen Tahiri”.

Sipas Llabanit informacioni është zyrtar dhe po punohet fort për këtë çështje. “Çështja Tahiri do shkojë deri në fund”, tha gazetarja.

Lidhur me aparaturën e përgjimit që mendohet se është përdorur në kohën kur Tahiri ishte ministër i Brendshëm, gazetarja tha se, në gjurmët e kësaj aparature është rënë para një takimi të nivelit të lartë.

“Shumë shpejt zotin Tahiri do ta shohim si të penduar i drejtësisë. Mendohet se ai ka shumë përgjime dhe mos harrojmë deklaratat e para të tij, kur diskutohej kërkesa për arrestimin e tij, që do flas në momentin e duhur”, u shpreh gazetarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY