Majlinda Bregu tregon një lidhje me Bashën që nuk e kemi ditur

Majlinda Bregu tregon një lidhje me Bashën që nuk e kemi ditur

615
0
Shares

Ministrja e integrimit në dy mandate të PD, Majlinda Bregu rrëfeu sot në emisionin “Studio e Hapur” raportet e saj me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka një problem shumë të madh me veten. Mbase nuk kemi qenë miq të ngushtë por shokë kemi qenë. Jemi njohur në gjimnaz, e njëjta maturë e kështu me radhë. Ka një problem shumë të madh. Më shumë se inat kam keqardhje. Është raporti që ka me të vërtetën. E ka pranuar se është ai përgjegjës për listat. Raporti me të vërtetën është gjëja më e tmerrshme e një njeriu që do të vendosë rolin e lidershipit. Nuk bëhen ftesat nga studiot televizive”, tha Bregu.

E pyetur nëse do të krijojë një lëvizje politike, ajo tha se ajo që është e nevojshme është ringritja e PD-së. “Nuk bëj asnjë gjë nisur nga sfidat apo egot personale dhe jam shumë e qartë se çfarë ka nevojë sot, ka nevojë për të ringritur PD-në që e përsëris nuk ka asnjë gjë të përbashkët me PD-në ku u futa unë”, tha Bregu.

Për sa i përket mbështetjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për Bashën, ajo tha se ai nuk do të ishte bërë kryetar pa mbështetjen e Berishës.

“Basha nuk do ishte bërë kryetar i PD-së pa mbështetjen e Berishës. Asnjë prej nesh nuk do ishte bërë pa mundësinë që na dha ne Berisha. Nuk do ishte e mundur as mbijetesa e Bashës me kaq humbje në politikë pa mbështetje”, tha Bregu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY