EMRAT/ Durrës, prangosen dy mashtruesë e falsifikatorë

EMRAT/ Durrës, prangosen dy mashtruesë e falsifikatorë

148
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e dy personave…

  • Kastriot Vila 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
  • Erjon Alliaj 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në ngarkim të shtetasit K. Vila ka caktuar dënimin me 2 vite burg  për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E. Alliaj ca caktuar dënimin me 4 muaj burg  për veprat penale” Mashtrimi “dhe” Falsifikim I dokumenteve” parashikuar në nenet Neni 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY