Dritan Gina padit Kryeprokuroren e përkohshme

Dritan Gina padit Kryeprokuroren e përkohshme

91
0
Shares
Dritan Gina

Ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina mësohet se do të depozitojë kallëzim penal për kryeprokuroren Arta Marku. Kallëzimi penal pritet që të depozitohet sot nga Gina për shkarkimin e tij nga detyra. Një ditë më parë ai refuzoi vendimin e Markut, pasi sipas tij është antiligjor. Dritan Gina e akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Prokurori i ri i komanduar Ardian Nezha ka marrë zyrtarisht detyrën pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan. Ai është paraqitur në Prokurori rreth orës 8:00 të mëngjesit. Në fillim u raportua se paraardhësi Dritan Gina nuk e ka lëshuar zyrën, por burimet tashmë konfirmojnë se gjithçka është mbyllur dhe Gina ka bërë dorëzimet.

Nezha u emërua ditën e djeshme nga kryeprokurorja Arta Marku e cila shkarkoi më parë Dritan Ginën dhe se ky i fundit nuk pranoi shkarkimin pasi sipas tij është antiligjor. Një ditë më parë ai deklaroi se “refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë”.

Arta Marku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY