Britanikët gjejnë ndikimin e Emirateve të Bashkuara në Shqipëri

Britanikët gjejnë ndikimin e Emirateve të Bashkuara në Shqipëri

95
0
Shares

Pavarësisht se në raport nuk është thënë qartësisht se Shqipëria është ndër të tjera edhe nën ndikimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në një raport nga Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin britanik, duket qartë se kjo gjetje është siguruar në Shqipëri. Vendi i pasur arab ka disa organizata humanitare në Shqipëri ndërkohë që po financon disa projekte publike si dhe ka ndërmend të inkurajojë ndërtime të mëdha të biznesit arab në vendin tonë.

Raporti i Dhomës së Lordëve me titull “Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”,  thekson se kapja e shtetit, udhëheqja autoritare dhe politikat nacionaliste po vënë në rrezik sundimin e ligjit dhe arritjet në qeverisjen e mirë.

Raporti gjithashtu vë theksin në ndikimin rus në rajon, me qëllim pengimin e integrimit të afërt të vendeve me Perëndimin.

Por gjithashtu evidentohet se përveç Rusisë, ndikim në Ballkanin Perëndimor kanë edhe Turqia, Emiratet e Bashkuara apo Kina.

Raporti i Dhomës së Lordëve vë theksin se largimi apo emigrimi i trurit, njerëzve të arsimuar, rritja e ekstremizmit dhe nacionalizmit anti-demokratik, shtojnë pasigurinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY