Sherr i rrezikshëm në Fushë Arrës, nisi me shkatërrimin e makinave...

Sherr i rrezikshëm në Fushë Arrës, nisi me shkatërrimin e makinave ndërsa në mbrëmje krisma

569
0
Shares

Vazhdon sherri mes dy personave në Fushë-Arrëz, një sherr që nisi sot në mëngjes dhe me sa duket u rikthey sërish ën mbrëmje. Vladimir Toplana i cili goditi sot në mëngjes makinën e Artan Gegës në Fushë Arrëz, i ka zënë pritë sërish këtij të fundit dhe të afërmëve të tij.

Gegga ka telefonuar në neës 24 duke lajmëruar se ka dëgjuar të shtëna afër shtëpisë së tij kur ai ndodhej atje dhe po largohej me makinë. Toplana është me precedentë më të hershëm penalë. Banesat e Toplanës dhe Gegës janë afër njëra me tjetrën.

Sot në mëngjes në Fushë Arrez, Vladimir Topjana, me një mjet fuoristradë ka goditur mjetin tip golf të shtetasit Artan Gega, i cili ka qenë në mjet sebashku me babain dhe xhaxhain e tij. Fatmirësish nga ky konflikt i mbartur nuk ka pasur pasoja për jeten e përsonave që ndodheshin në mjetin tip golf.

fushe-arres-perplasen-makinat

Burime nga policia bëjne me ditur se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumbarth ku dhe jetonin. Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanen, i cili sipas njoftimit është punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Fushë Arrëz.

Toplana akuzohet për plagosje. Më herët Toplana është akuzuar për marrjen peng të një personi në këmbim të kthimit të një borxhi të vjetër. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2010.

fushe-arres-perplasen-makinat-2

Atëherë Vladimir Toplana 28 vjec ka mbajtur me dhune per disa ore 55-vjecarin Mehill Deda pasi ky i fundit nuk i kishte kthyer nje borxh prej 200 mije lekesh. Blute shoqeruan te riun pas ngjarjes per veprat penale Heqje te paligjshme te lirise se tjetrit dhe Vetegjyqesi. Policia beri te ditur se ngjarja ndodhi mbremjen e se henes ne Puke. Rreth ores 19.00 Vladimir Toplana nga fshati Lumbardh ne Fushe – Arrez sapo ka pare te kaloje Mehill Deda nga fshati Berishe e Eperme Komuna Iballe i eshte afruar dhe e ka futur ate me force ne makinen e tij tip Benz me targa SH 7645 C. Pasi e ka futur ne makine ai i ka kerkuar forcerisht sasine e parave te cilat 55-vjecari ia kishte marre borxh prej kohesh beri te ditur policia. Pas marrjes se informacionit komisariati i Pukes organizoi nje aksion duke bere te mundur kapjen e te riut vetem pak minuta me pas. Pas ballafaqimit te personave eshte arritur ne perfundimin se e gjithe ngjarja kishte lidhje me nje borxh prej 2 milione lekesh te vjetra qe 55-vjecari ia kishte marre Vladimir Toplanit prej nje kohe te gjate.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY