Pas votës kundër SHBA, qeveria nderon me dekoratë një amerikan

Pas votës kundër SHBA, qeveria nderon me dekoratë një amerikan

82
0
Shares

Një zyrtar amerikan e ambasadës në Tiranë u nderua sot me një dekoratë vetëm pak javë pasi Shqipëria votoi kundër SHBA në OKB. Pavarësisht se dy ngjarjet janë shumë larg njëra tjetrës, qeveria Rama po ndjek cdo rast të zbehë sadopak votën e saj në Nju Jork para pak ditësh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nderoi sot me “Medaljen e Mirënjohjes” , Atasheun Ushtarak Amerikan në largim, Kapiten i Rangut të Dytë Sam G. Ëartell, i cili përfundoi mandatin e tij dy vjeçar. Në ceremoninë e posaçme ku merrte pjesë Ambasadorin i SHBA në Tiranë, Donald Lu, Ministrja Xhaçka i uroi mirëseardhjen Atasheut të ri Ushtarak, Kapiten i Rangut Dytë James Hilton.

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dy vjeçar të kapiten Ëartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në fushën e mbrojtjes, Ministrja Xhaçka nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY