EMRAT & DETAJE/ Fushë Arrëz, tentativë “origjinale” vrasje, efektivi i zjarrfikëseve përplas...

EMRAT & DETAJE/ Fushë Arrëz, tentativë “origjinale” vrasje, efektivi i zjarrfikëseve përplas qëllimisht mjetin me tre persona

184
0
Shares

Fushë Arrëzi u trondit sot teksa një përplasje e qëllimshme mjetesh ndodhi në qendër të këtij qyteti.

Sipas Policisë Vendore, Vladimir Topjana, me një mjet fuoristradë të cilin ai e drejtonte ka goditur mjetin tip golf shtetasin Artan Gega, i cili ka qenë në mjet se bashku me babanë dhe xhaxhanë e tij. Fatmirësish nga ky konflikt i mbartur nuk ka pasur pasoja për jeten e përsonave që ndodheshin në mjetin tip golf.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumarh ku dhe jetonin. Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanen, i cili sipas njoftimit është punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Fushë Arrëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY