Elbasan, përplaset me bordurën, humb jetën drejtuesi 58-vjeçar i motoçikletës

Elbasan, përplaset me bordurën, humb jetën drejtuesi 58-vjeçar i motoçikletës

83
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peqin – Elbasan. Një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar teksa lëvizte me motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim, teksa 58-vjeçari me inicialet S .Xh., po lëvizte me motoçikletë. Në një moment ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për 58-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit

Më  datë  09. 01. 2018 në aksin rrugor Peqin- Elbasan në fshatin  Përparim shtetasi  S. Xh., 58 vjeç banues në  fshatin Përparim duke drejtuar  një motorçikletë pa targa ka  humbur kontrollin dhe  është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë  ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY