Policia kufitare ne Durres ben namin ne nje jave, por nuk ka...

Policia kufitare ne Durres ben namin ne nje jave, por nuk ka gjetur kanabis

92
0
Shares

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë ditëve të para të vitit 2018, janë intensifikuar masat për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe goditur 21 raste të paligjshmërisë, në fushën e falsifikimit të dokumentave, kalimit të paligjshëm të kufirit, kontrabandës, trafikimit të mjeteve motorrike, apo të braktisjes së fëmijëve.

Më konkretisht, janë arrestuar 2 shtetas si dhe janë proceduar 11 shtetas të tjerë, për “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi janë kapur në flagrancë nga forcat e Policisë Kufitare në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, duke tentuar për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me dokumenta të falsifikuara ose duke shfrytëzuar ngjashmërinë .

Po gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët kanë tentuar të kalojnë për në Itali , duke ju shmangur kontrollit në terminal, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminal në tentativë për tu larguar me traget.

Gjithashtu është proceduar penalisht një shtetase për “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi kjo shtetase pasi ka kaluar për në Itali, ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë dhe aty ka braktisur të dy fëmijët e mitur 11 vjeç e 12 vjeçe.

Po nga Sektori i Hetimit në DVKM Durrës është evidentuar dhe goditur një rast për “Trafikim të mjeteve motorrike”, ku është proceduar penalisht një shtetas, pasi në hyje në protin e Durrësit, automjeti tip “Renault”, rezultoi i vjedhur në Francë.

Si dhe janë evidentuar dhe goditur edhe tre raste të kontrabandës me cigare, ku janë proceduar penalisht tre shtetas, pasi në automjetet e tyre janë gjetur të feshura në tavanet dhe dyert e automjeteve steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Po bashkërendohet dhe bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet doganore në Port, dhe me DVP.Durrës me qëllim kontrollin sa më efikas për të parandaluar, evidentuar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike.

Masa janë marrë edhe në kufirin detar ku janë shtuar patrullimet si dhe kordinohet me QNOD e DVP.Durrës, për të evidentuar dhe parandaluar në kohë çdo tentativë të mundshme për ushtrim të veprimtarisë kriminale qoftë nëpërmjet kufirit detar.

Një vëmëndje e veçantë i është kushtuar ofrimit për qytetarët të një shërbimi sa më cilësor dhe në kohë.

Në këtë kuadër gjatë kësaj jave është punuar me sportele të shtuara në dalje, me qëllim eleminin e vonesave.

Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 6 517 shtetas dhe 1652 automjete , si dhe kanë dalë 20 562 shtetas dhe 5 734 automjete.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës fton cilindo që evidenton apo has në shpërdorim detyre nga punonjësit e policisë , të telefonojnë në numrat pa pagësë 129 e 0800 90 90, duke ju siguruar një reagim të shpejtë e të paanshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY