Ilir Meta nuk i përket shenjës së ujorit, si t’i dijë peshqit...

Ilir Meta nuk i përket shenjës së ujorit, si t’i dijë peshqit e mëdhenj

130
0
Shares

Ilir Meta është përgjigjur me një batutë sonte gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo kur u pyet se cilët ishin peshqit e mëdhenj për të cilët flet shpesh ambasadori amerikan Lu.

Meta u përgjigj përmes batutës se nuk i përket shenjës së ujorit që t’i dijë “peshqit e mëdhenj” për të cilët flet ambasadori amerikan. “Nuk kam asnjë dijeni. Të gjithë presin që ky sistem të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Nuk mund të komentoj. Për më tepër që nuk jam shenja e ujorit që t’i di peshqit”, tha Meta.

Imazh i ngjashëm

Presidenti Ilir Meta foli sonte edhe për largimin e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, por ka zgjedhur të flasë më shumë për pasuesin e tij dhe integritetin që ai duhet të ketë në këtë detyrë të rëndësishme.

“Për mua është e rëndësishme që të zgjidhet në krye të policisë një njeri me integritet sa më ta lartë. Ajo mbetet për të parë në të ardhëm është forcimi midis institucioneve në vend për një luftë ndaj krimit dhe kanabisit,” tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY