EMRI & FOTO/ Kryeprokurorja e përkohshme vepron si e përhershme, vazhdon spastrimin...

EMRI & FOTO/ Kryeprokurorja e përkohshme vepron si e përhershme, vazhdon spastrimin e zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme

202
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, po vazhdon të veprojë e punojë si “e përhershme”. Pasi largoi drejtuesen e sektorit të dekriminalizimit dhe më pas disa drejtues të prokurorive në rrethe, Kryeprokurorja e përkohshme i është rikthyer lëvizjeve brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Në funksion të kësaj, gjatë ditës së sotme është larguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani, i cili ka punuar në këtë pozicion gjatë gjithë mandatit të Adriatik Llallës. Burimet thanë se priten edhe lëvizje të tjera në këtë institucion.

“Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional. Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithsecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani. Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ju faleminderit për gjithçka!”, shkruan në një njoftim për mediat, Albi Serani, i cili deri ditën e sotme mbante detyrën e zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY