EMRI & FOTO/ Kandidati për kryepolic të zyra e Haki Çakos

EMRI & FOTO/ Kandidati për kryepolic të zyra e Haki Çakos

598
0
Shares

Një nga emrat e përfolur në media, për drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka shkuar sot në zyrën e kryepolicit të shkarkuar.

Ardi Veliu, aktualisht drejtor i Policisë Vendore të Tiranës, është emri i përfolur për zëvendësimin e Haki Cakos.

Mësohet se Ardi Veliu, ka zhvilluar sot një takim me Haki Çakon, në zyrën e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

CV

Ardi Veliu

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994  kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin  e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti  Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin  8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga  ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

  • Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
  • Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
  • Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”,  Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
  • Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
  • Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
  • Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
  • Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
  • Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
  • Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY