VIDEO/Cikloni bllokon aeroportin e Nju Jorkut, avionet perplasen me njeri tjetrin

VIDEO/Cikloni bllokon aeroportin e Nju Jorkut, avionet perplasen me njeri tjetrin

193
0
Shares

Aeroporti nën presionin e fluturimeve të riprogramuara, pajisjeve të prishura dhe një përplasje në pistë, duke rezultuar në vonesa të rënda për pasagjerët pas goditjes së stuhisë dimërore ‘Cikloni Bombë’.

Mijëra pasagjerë janë bllokuar në aeroportin John F Kennedy pas më shumë se 6000 fluturimesh të anuluara ose vonesa për shkak të ‘ciklonit bombë’ që tronditi verilindjen të enjten, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail. Aeroporti u mbyll të enjten pasdite për shkak të stuhisë dhe u rihap të premten në mëngjes, gjë që u pasua nga katastrofa të tjera si ulja emergjente e një avioni pas një alarmi falso dhe një përplasje në pistë. Një pasagjere tha se njerëzit po flenë në dysheme ndërsa të tjerët janë ulur përtokë, një kaos total.
47D60D2100000578-5242803-image-a-69_1515304330032Një avion që po rimorkiohej në aeroportin John F Kennedy të Nju Jorkut goditi një avion me ngarkesë të Kuwaitit, duke bërë që fluturimi të anulohej, ndërsa një avion i Kinës Jugore goditi një avion të Kuwait Airways para se ky i fundit të nisej për një fluturim rreth orës 12 të mëngjesit të së shtunës, njoftoi Autoriteti Portual në Twitter. Të dy avionët u dëmtuan por për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Përplasja vjen mes kaosit të trafikut në Bregun Lindor pas stuhisë ‘cikloni bombë’ që shkaktoi dëme të mëdha të mërkurën dhe të enjten.

47D6654500000578-5242803-image-a-71_1515304448180

Autoriteti Portual që menaxhon aeroportet e zonës së Nju Jorkut njoftoi se fluturimet ishin limituar drejt aeroportit JFK, dukë përfshirë të gjitha fluturimet e parashikuara të mbërrinin në Terminalin 1. Sipas zyrtarëve, të gjitha fluturimet e riprogramuara pas stuhisë, të kombinuara me dëme të rënda në pajisje rezultuan në vonesa në oraret e fluturimeve.

Sakaq pasagjerët u ankuan që ishin bllokuar në pistë për orë të tëra dhe pastaj vonesat për të marrë bagazhet. Ata gjithashtu u acaruan nga komunikimi i dobët nga stafi i aeroportit.
Një video e një përdoruesi Instagrami paraqet pasagjerët e bllokuar në aeroport, të ngjeshur pas njëri tjetrit si sardele.

Autoriteti Portual tha në një deklaratë se po bashkëpunonte me të gjitha linjat ajrore dhe operatorët individualë të terminalit për të kufizuar mbërritjen e avionëve në aeroportin JFK deri sa të ketë vend të mjaftueshëm për të menaxhuar fluturimet e shumta pas stuhisë të së enjtes.

Vonesa për shkak të stuhisë ka patur edhe në aeroportin Charleston në Karolinën e Jugut. Parashikuesit e motit thonë se temperaturat e ulëta ka mundësi të vazhdojnë edhe në fillim të kësaj jave dhe se transporti mund të ketë probleme në shumë rrugë kryesore për shkak të akullit.(perktheu dhe pergaditi balkanweb)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY