DETAJET&FOTO/ Shperthimi ne Vlore, dyqani ishte mobileri

DETAJET&FOTO/ Shperthimi ne Vlore, dyqani ishte mobileri

229
0
Shares

Policia ka dhene detajet e para ne lidhje me shperthimin qendodhi ne mesnate ne qytetin e Vlores si pasoje e te cilit u shkaterrua nje ambient biznesi por pa pasoja ne njerez. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Lef Sallata dhe dyqani sherbente si mobileri

Informacion paraprak

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit. Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY