Fejohet djali i Ardit Gjebresë, vajza Ana ka një kërkesë për Merlin

Fejohet djali i Ardit Gjebresë, vajza Ana ka një kërkesë për Merlin

836
0
Shares

Ditën e djeshme, djali i Ardit Gjebreas, Jon Gjebrea, është fejuar zyrtarisht me vajzën e një biznesmeni nga Tirana, Merlin Haxhiymerin.

Dy familjet janë mbledhur për të kremtuar këtë gëzim të të rinjve, ndërsa në përfundim të festës, Arditi nuk është kursyer për të ndarë disa momente të gëzuara nga ceremonia e fejesës.

Ai publikoi në rrjetet sociale foto e video ku duket Joni dhe Merlini të gëzuar, por edhe Ana e vogël.

Ndër të tjera, në video dëgjohet vajza e vogël e Arditit, e cila, pasi Joni dhe Merlin ndajnë tortën, i thotë të resë:Nga sot e tutje do të quhesh Merlin Gjebrea.

Siç duket, edhe Ana e ka marrë me shumë qejf të fejuarën e të vëllait dhe ka me të një marrëdhënie të mrekullueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY