Pse prodhimet shqiptare nuk janë konkuruese: 5 pengesa

Pse prodhimet shqiptare nuk janë konkuruese: 5 pengesa

87
0
Shares

Raporti i eksporteve të Shqipërisë ndaj PBB-së është i ulët në krahasim me ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas FMN duke konstatuar mangësi në konkurrencën e eksporteve krahasuar me fqinjët.

Treguesit e bazuar në anketime sugjerojnë se konkurrenca e Shqipërisë është përmirësuar, por hendeku i konkurrencës me vendet e rajonit vazhdon. Rritja e Shqipërisë në lehtësinë e të bërit biznes u përmirësua, por vendet e tjera të Ballkanit si Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi po konvergojnë më shpejt, citon monitor nje studim të FMN për eksportet shqiptare.

Renditja e Shqipërisë në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror gjithashtu ka mbetur në vend, duke zgjeruar boshllëkun tashmë të konsiderueshëm mes Shqipërisë dhe mesatares rajonale. Përqendrimi i eksporteve në sektorët me vlerë të ulët mund të jenë pengesë për rritjen e ardhshme.

FMN analizon se, në dallim nga eksportet me vlerë të lartë të vendeve fqinje si Serbia dhe Maqedonia, eksportet e Shqipërisë janë kryesisht në sektorët e tekstilit dhe këpucëve, si dhe nafta dhe mineralet. Për rrjedhojë, perspektivat e rritjes janë të kufizuara nga pikëpamja afatmesme e nënshtruar për çmimet e naftës, veçanërisht duke pasur parasysh koston e lartë të Shqipërisë për shfrytëzimin e naftës.

Pengesat më të mëdha strukturore të Shqipërisë për të eksportuar dhe për të rritur konkurrencën me mallrat e importit, janë:

Së pari, institucionet e dobëta, së dyti, mangësitë në infrastrukturë, së treti një sistem taksash tepër kompleks, së katërti qasje e dobët në financa dhe së pesti mungesë e fuqisë punëtorë të kualifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY