DETAJE & EMRA/ Shkodër, tritoli në banesa, një nga vëllezërit, shef finance...

DETAJE & EMRA/ Shkodër, tritoli në banesa, një nga vëllezërit, shef finance te Patentat, ja ç’tha në polici

99
0
Shares

Detaje të reja dalin për shpërthimin e tritolit në oborrin e përbashkët të banesës së dy vëllezërve Paja, në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Mësohet se njëri prej tyre, Fran Paja është me detyrë shef i financës te drejtoria e Patentave ne Shkodër. Në dëshminë e parë të dhënë në polici, fill pas ngjarjes, ai nuk ka mundur të japë shumë detaje. “Nuk kam pasur konflikte me ndokënd, nuk di se kush mund të ketë qenë dhe pse”, mësohet të ketë thënë ai.

Informacion paraprak i Policisë

Me datë 06. 01. 2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Heronjtë”  Shkodër, në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip “Citroen” me targë AA 505 BA.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY