Qëlloi me armë nga gëzimi por policia i gjeti në shtëpi dicka...

Qëlloi me armë nga gëzimi por policia i gjeti në shtëpi dicka tjetër

182
0
Shares

Një person në Maliq u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri gjatë festive të fundvitit. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Policia që I ka bërë edhe një kontroll në shtëpi ku I ka gjetur jo pak por një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Enea Leke, 25 vjeç dhe Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi Enea Leke, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit.Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi Lion Kondi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të  Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY