“Erdogan” kundër “Gylen”, betejë mes dy grupeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

“Erdogan” kundër “Gylen”, betejë mes dy grupeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

447
0
Shares

Duket se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk po kalon ditë të mira ndërsa një konkurencë e hapur ka nisur qysh herët mes grupeve të ndryshme të shkollave islamike.

Në një shkrim me titull “FETO dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë” shkruar nga Ayhan Demir – Yeni Akit te nje portal me emrin frekuenca.com, sulmohet ashpër kryetari i komunitetit mysliman Skënder Brucaj dhe indirekt edhe universiteti Epoka dhe ai Beder.

Autori i shkrimit thotë se Brucaj i përket shkolimit dhe stilit të karrierës që zhvillon organizata Feto, të cilën qeveria turke e akuzon zyrtarisht si terroriste dhe autore të grushtit të shtetit dy vite më parë në Turqi.

Të vijojmë të tregojmë veprimtarinë e organizatës FETO mbi Komunitetin Musliman të Shqipërisë duke nisur nga kryetari i këtij institucioni, Skënder Bruçaj. Spikasin mjaft e shkuara e Bruçaj, fillimin e marrëdhënies së drejtpërdrejtë me institucionin dhe veprimtarinë e tij në vijim.

E shkuara e FETO bazohet në vitet 1990. Në vitin 1992 nis studimet në Medresenë Beykoz në Stamboll. Në vitin 1996 regjistrohet në degën e Psikologjisë në Universitetin Boğaziçi. Gjatë kësaj kohe merr edukim edhe nga FETO.

Bruçaj, i cili erdhi në trajtën e njërit prej ushtarëve të përzgjedhur të FETO, në vitin 2008 u emërua si drejtues në qendrën e planifikimit të karrierës në Universitetin Epoka, si institucion nën kontrollin e organizatës terroriste. Në të njëjtin vit bëri kryesimin e komisionit të themelimit të Kolegjit Universitar Hëna e Plotë Bedër i cili u planifikua të themelohet nën hijen e institucionit KMSH. Ushtroi profesionin e pedagogut në këtë universitet plotësisht nën kontrollin e FETO.

Bruçaj, pasi përfundoi masterin në vitin 2011, më pas nisi doktoraturën. Gjatë viteve të nivelit të doktoraturës dha mësimet e Psikologjisë Sociale dhe Psikologjisë Islame në Universitetin Bedër mes viteve 2011-2013. Ishte një militan aq i shpejtë i organizatës FETO sa atij iu dhanë edhe detyra si Kryesia e Departamentit të Juridikut, Ndihmës Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtor i Qendrës së Arsimit me Korrespondencë dhe Arsimit të Vazhdueshëm.

Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare. Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.

Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte. Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre”, shkruhet në artikull.

Në vijim bie në sy se ka një luftë për të kapur hierarkinë në komunitetin mysliman mes atyre që ndikohen apo janë në influencën e qeverisë turke dhe atyre që vijnë nga sistemi i kolegjeve dhe universiteteve të Fetullah Gylen.

“Bruçaj, i cili dëshironte që anëtarët e këshillit të përgjithshëm të KMSH t’i formonte nga militantët e tij, emëroi Taulant Bicën si myfti. Edhe Bici, me anë të kërcënimeve, tentoi të largojë Xhevahir Bahitin, si sekretar i përgjithshëm i Myftinisë së Librazhdit, nga detyra që ai ushtronte në këtë këshill. Bahiti e pranoi këtë kërkesë me kusht që të hiqte dorë edhe nga detyra e tij në myftini. Këtë herë ishte Bici ai që nuk e pranoi këtë kërkesë.

Myftiu i Librazhdit Taulant Bici kishte për qëllim të mblidhte xhematin e zonës dhe të emëronte një militant tjetër të FETO. Mirëpo xhemati i zonës e prishi këtë lojë dhe në vend të Xhevahir Bahitit që dha dorëheqjen zgjodhënn një mësues në emrin Fatmir Hoxha.

Kryetari i KMSH dhe myftiu i Librazhdit Bici, të cilët nuk e kishin shtënë në dorë atë që dëshironin, këtë herë nisën të kërcënojnë Fatmir Hoxhën. Po ashtu denoncuan Xhevahir Bahitin me pretendimin se “kishte ushtruar korrupsion gjatë detyrës së tij në myftini”. Ndërkaq Bahiti u shpall jo fajtor nga gjykata. Edhe Hoxha vazhdon detyrën pa iu kushtuar rëndësi presioneve”, shkruhet në artikull.

Por sulmi nuk mbaron këtu. Autori turk i shkrimit thotë se Brucaj është i implikuar në afera korruptive. Megjitëhse nuk mbështetet fort qartë një akuzë e tillë, autori ka renditur disa investime të cilat kanë marrë disa mijëra euro.

Le të vijmë tek padrejtësitë dhe korrupsioni që militanti i FETO Bruçaj ka ushtruar gjatë kryesisë së tij në KMSH…

Për punimet e restaurimit të Xhamisë Fatih në Durrës u morën ndihma materiale nga Turqia dhe tre shtete arabe. Mirëpo vetëm një pjesë e këtyre ndihmave u përdor në punimet e restaurimit. Pjesa e mbetur hyri nëpër xhepat e drejtuesve të lartë të KMSH. Për shembull nga tre ambasada të shteteve arabe u mblodhën 35 mijë euro për punimet e brendshme të drunjta të xhamisë, e cila i ishte dhuruar popullit të Durrësit nga Turqia.

Po ashtu edhe një shembull tjetër vjen nga qyteti i Krujës… Firma që realizoi punimet e restaurimit gjatë punimeve në Xhaminë e Pazarit për muaj të tërë nuk e mori pagesën e saj prej 6 mijë eurosh. Është një pikëpyetje e madhe se ku janë përdorur këtapara në këtë kohë kur sekretari i KMSH largohej me sa mundej nga takimet.

Shembulli më i fundit dhe më spikatës vjen nga zona e Pezës, e lidhur me Tiranën… Një shtet arab i dhuron KMSH 90 mijë euro për restaurimin e xhamisë 270 vjeçare të Pezës. KMSH-ja një të tretën e kësaj vlere e ndan për restaurimin, ndërsa pjesën më të madhe për vete, ose më saktë për FETO-n.

Do të ishim të kënaqur nëse poshtërimi do të kufizohej me kaq. Ajo që vjen në vijim është edhe më e rëndë.

Struktura e Xhamisë së Pezës, e cila në thelb është prej guri, lartësohet me tulla të kuqe. Për restaurimin e kësaj xhamie në cilësinë e trashëgimisë kulturore nuk merret leje as nga Bashkia e Tiranës dhe as nga ndonjë institucion tjetër. Xhamia e Pezës, pavarësisht se përfshihet nën juridiksionin e myftinisë së Tiranës, myftinia as që është e informuar për këtë restaurim. Vendimi i restaurimit merret nga Kryetari i KMSH Skënder Bruçaj dhe zëdhënësi i KMSH Ylli Cikalleshi.

Ky poshtërim dhe korrupsion merret nën inspektim nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pas një denoncimi të bërë nga një banor i zonës. Si rezultat i inspektimit punimet ndalohen me pretekstin se të gjithë procedurat e ishin në kundërshtim me ligjet”, përfundon shkrimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY