DETAJE/ Reshjet e borës në Dibër, policia: Ja cilat akse janë kanë...

DETAJE/ Reshjet e borës në Dibër, policia: Ja cilat akse janë kanë problematika

57
0
Shares

Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.
Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.
Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar me kujdes qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY