EMRI/ Lezhë, identifikohet i plagosuri, Policia flet për ngjarjen

EMRI/ Lezhë, identifikohet i plagosuri, Policia flet për ngjarjen

210
0
Shares

Policia e Lezhës ka identifikuar të plagosurin në Lezhë. Ai është Vilson Zefi, 32 vjeç, banues në qytet. Po ashtu, ka identifikuar edhe autorin, i cili e ka qëlluar me pistoletë në këmbë dhe për të cilin ka nisur kërkimin.

Njoftimi i Policisë së Lezhës
Më datë 03. 01. 2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A. P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V. Z., 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY