SHKODER/Ne pranga 2 vellezer, hodhen eksploziv ne shtepine e tjetrit

SHKODER/Ne pranga 2 vellezer, hodhen eksploziv ne shtepine e tjetrit

159
0
Shares
foto ilustruese

Dy vëllezër u arrestuan sot nga policia e Shkodrës pasi orët e para të kësaj të marte kanë hedhur një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale në një banesë në fshatin Paçram.

Në pranga janë vënë Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe i vëllai Paulo Palushaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës.

Policia sqaron se arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram (Bushat, Vau Dejës) rreth orës 01.40, dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P., 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale. Si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip “Benz” me targë AA 671 PR, e P.P..

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P. Burime saktësuan se konflikti mes vëllezërve dhe 58-vjeçarit ka ndodhur rreth një vit më parë.

Njoftimi i Policisë:

Pas hetimeve intensive të kryera nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është  dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Klevin Palushaj, 22 vjeç,

Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, të dy vellezër

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës,  rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P  58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY