FOTO/ Në radhë për kolaudim gjithë natën, për ti shëmtuar gjobës 400...

FOTO/ Në radhë për kolaudim gjithë natën, për ti shëmtuar gjobës 400 mijë lekëshe

169
0
Shares

Në prag të ndërrimit të viteve, qindra qytetarë e gdhinë të shtunën në radhë për të kaluar kontrollin teknik të automjeteve. “Do presim se është gjoba 400 mijë lekë, të bllokohet mjeti”, thonë qytetarët. Çdo vit, në dhjetor, në pikat e kontrollit teknik është e njëjta situatë fluksi, por përfaqësues të kompanisë SGS thonë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë zgjidhjet alternative. Enis Myftiu, drejtor operativ i SGS, thotë, “Duam t’u vëmë në dukje qytetarëve që nuk është e nevojshme të nisen pa rezervuar për në pikat tona të kontrollit. Ne kemi vënë në zbatim prej më shumë se një viti sistemin e prenotimit “online” dhe me telefon me call center”.
Kompania SGS sqaron se qytetarët nuk kanë detyrim të paguajnë taksën vjetore të vitit 2018 në rast se nuk është kaluar një vit i plotë kalendarik. “Tashmë, për t’u pranuar në kontroll teknik nuk është e domosdoshme të paguash taksën e vitit aktual. Korniza ligjore përcakton që pranohesh për kontroll teknik brenda afatit 365 ditor te vlefshmërisë se taksës vjetore”, shton Myftiu.
Sipas statistikave, vetëm gjatë muajit dhjetor më shumë se 12 mijë automjete janë paraqitur me vonesë për të kryer kontrollin teknik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY