EMRI & FOTO GALERI/ Tentoi të vrasë policin, në gjyq hajduti 21-vjeçar

EMRI & FOTO GALERI/ Tentoi të vrasë policin, në gjyq hajduti 21-vjeçar

91
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda përfundoi hetimet ndaj 21 vjeçarit Aldi Lleshaj. Ai dyshohet të jetë autori i tentativës së vrasjes së një punonjësi policie në 22 dhjetor 2016 në zonën e Mamurrasit. Ngjarja ndodhi pak orë pasi i riu kishte grabitur nën kërcënimin e armës një automjet “Porche Cayene” në lagjen nr. 3 të Laçit. Kur u pikas nga policia e cila i bëri një pritë, i riu qëlloi drejt tyre, duke plagosur një prej efektivëve. Arrestimi i tij u bë i mundur disa orë më vonë me ndërhyrjen e RENEA-s. Në Gjykatën për Krimet e Rënda Lleshaj do të përballet me akuzën e “vrasjes së punonjesve të policise”, mbetur në tentativë, “vjedhje me armë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se në datë 22. 12. 2016, rreth orës 08:45’’ në lagjen Nr. 3 të qytetit Laç/Kurbin, në kryqëzim të rrugëve, pranë karburant Alpet, i arrestuari Aldi Lleshaj, me një armë pistoletë (pa leje) i doli para në rrugë, ndërsa ishte në lëvizje me makinë, shtetasit M. K., që po drejtonte automjetin tip Porsche Cayenne (ngjyrë e zezë) me targa AA xxxx, dhe pasi pa se pas të dhënit shenjë që të zbriste nga makina, M. K., nuk doli nga automjeti i tij, i qëlloi atij në automjet, në pjesën e përparme, te fshirëset e xhamit, dhe kjo bëri që shoferi të zbriste nga makina, dhe Aldi Lleshaj të merrte drejtimin e automjetit dhe të largohej me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut. Në ndjekje të tij, u vunë patrulla policie, ndër ta dhe policë me furgonin e policisë me targë MB xxxx AA. Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin Porsche, tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë. Forcat e policisë i dolën përpara automjetit Porsche, rreth 30 metra pa dalë në autostradë, dhe qëndruan në një largësi rreth 4-5 metra, prej tij. Këtu, vunë re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit. Punonjësit e policisë i bënë thirrje atij të zbriste nga automjeti. Ata panë se ai, me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre. Pas kësaj, ai hapi pak derën e atomjetit, dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij, nga ku qëlloi në drejtim të policisë. Nga të shtënit me armë prej tij, u plagos drejtuesi i mjetit të policisë, me targë MB xxx AA, punonjësi i policisë N. Gjergji. Ai u godit në kokë, anës syrit të djathtë. Këtu pat të shtëna nga të dyja palët.
Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km. Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën ti jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të plagosur. Nga ndjekja që iu bë të armatosurit (fjala për Aldi Lleshaj), gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup dhe u drejtonte armën policëve, dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Ai u fut nëpër ca ara. Këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Të gjithë bashkë bënë rrethimin e personit, në një largësi të caktuar. Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, dhe bile edhe të qëllonte. Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për tu dorëzuar – pas rreth një ore, ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë. Pas kësaj ai u arrestua. Arma iu sekuestrua. Deri në këtë moment ai nuk ishte identifikuar më mirë se kush ishte. Më pas u bë e njohur se ai ishte banor i fshatit Adriatik/Kurbin, dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për ti dhënë ndihmën mjekësore. Në marrjen në pyetje Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar. Me këto veprime të kundërligjshme Aldi Lleshaj, ka konsumuar elementë të veprave penale ’’vjedhje me armë’’ parashikuar nga neni 140 i kodit penal (sipas ndryshimeve me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007); ‘’vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/b dhe 22 të kodit penal (shtuar me ligjin nr. 144/2013); ‘’mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’’/në mjedise të hapura për publikun, parashikuar nga neni 278 parag. 5-të të kodit penal (sipas ndryshimeve me ligjin 98/2014). DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY