Kryemadhi zbulon ndërhyrjen estetike të Edi Ramës në New York: As kjo,...

Kryemadhi zbulon ndërhyrjen estetike të Edi Ramës në New York: As kjo, as fallxhoret nuk e shpëtojnë dot

402
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama, ironive dhe sulmeve të tij ndaj saj sot në konferencën për mediat, ndërsa ka zbuluar edhe qëllimin e vizitës së tij ën NEë York, ëpr arsye të një ndërhyrje estetike. “Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës”, tha Rama ndër të tjera.
“Krahasimet dhe batutat pa kripë të Kryeministrit, deklaroi Kryemadhi, vetëm se dëshmojnë dhe njëherë pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë. Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot, në zyrat e Kryeministrisë. Siç duket, as detoxi dhe as botoxi i New Yorkut, nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë. Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditet, as servilet dhe as klounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes se tij perverse. As Eleonora e tij nuk e shpëton dot edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo Janari e në vazhdim do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY