Tiranë, kamerat e sigurisë, 1800 biznese rrezikojnë të gjobiten

Tiranë, kamerat e sigurisë, 1800 biznese rrezikojnë të gjobiten

161
0
Shares

Rreth 1800 biznese rrezikojnë të gjobiten në Tiranë për shkak se nuk kanë kamera sigurie në ambjentet e tyre. Burime të Report TV nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se këtyre bizneseve u kanë shkuar uniformat blu dhe u kanë dorëzuar një letër ku u kërkohet vendosja e kamerave të sigurisë. Sipas Policisë këto 1800 biznese ose nuk kanë fare kamera sigurie, ose duhet ti shtojnë ato. Pas marrjes së letrës, bizneset kanë 60 ditë afat për të vendosur kamerat. Pas këtij afati uniformat blu kanë të drejtë ti gjobisin bizneset me 1 milionë lekë të vjetra.
Nëse edhe pas gjobës bizneset refuzojnë të vendosin kamerat e sigurisë, atëherë Policia ka të drejtë të bëjë bllokimin e aktivitetit, sipas ligjit për masat shtesë të sigurisë publike. Ky ligj parashikon u linte afat bizneseve deri në 28 dhjetor për vendosjen e kamerave të sigurisë, por një pjesë e tyre nuk I kanë vendosur. Policia e Tiranës bën me dije se ka kërkuar vendosjen e kamerave të sigurisë, vetëm në ato biznese ku zona është me risk për aktivitet kriminal, si vjedhjet apo vepra të tjera penale. Bizneset që kanë mbi 50 punonjës dhe bizneset që bëjnë xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë duhet të vendosin kamerat e sigurisë në të gjitha ambientet.
Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobusët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Bizneset do të pajisen me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”. Kush nuk merr certifikatën, atëherë gjobitet. “Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”, parashikon ligji i ri për sigurinë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY