DETAJE/ Parkimi në Tiranë, ja si do të funksionojë karta e rezidentit...

DETAJE/ Parkimi në Tiranë, ja si do të funksionojë karta e rezidentit në vitin 2018!

847
0
Shares

Prej vitit 2015 Bashkia Tiranë ka nisur aplikimin e projektit “Rezident” i cili synon administrimin e parkimit në lagjet e qytetit. Karta e rezidentit është një dokument që i jep të drejtë qytetarëve të parkojnë pa pagesë në hapësirat e vijëzuara “Për Rezidentë”.

Më herët gjatë këtij viti, drejtoresha e “Tirana Parking” Egla Zere, ka deklaruar se banorët që nuk janë të pajisur me këtë kartë, mund të gjobiten nga 1000 deri në 3000 lekë edhe nëse parkojnë në zonën ku banojnë.

“Tirana Parking”, ka njoftuar se karta e rezidentit do të jetë falas deri në 31 dhjetor 2017, por ende nuk është sqaruar zyrtarisht se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Historia Ime, i drejtoi një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë Tirana Parking lidhur me këtë çështje.

Në përgjigjen e kthyer thuhet se në kuadër të vazhdimësisë së Projektit Rezident, Tirana Parking është në proces të shpërndarjes së kartave të rezidentit dhe pajisjes me sinjalistikë të plotë në katër zonat e përcaktuara.

Por sa do të kushtojë karta e rezidentit?

“Karta e rezidentit do të ofrohet falas edhe për vitin 2018”, thuhet në përgjigjen e Tirana Parking.

Pajisja me kartën e rezidentit nuk i jep të drejtë banorëve të parkojnë ku të duan në zonën e tyre. Rezidentët kanë mundësi parkimi në këto hapësira:

  1. Brenda Zenës së Administrimit të Parkimit e dedikuar “Vetëm për Rezident”
  2. Në hapësirat e përcaktuara si “Të Lira” – me vijëzim të bardhë, edhe në rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit sipas ndarjeve të përcaktuara në vendimin e Këshillit Bashkiak
  3. Në rrugët kryesore të vijëzuara me blu në orare të caktuara:
    – Gjatë ditëve të javës (e hënë – e premte) – nga ora 20:00 deri në orën 7:30 të ditës pasardhëse
    – Në fundjavë e shtunë/ e dielë.

Vendet e përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, çka do të thotë se pajisja me kartë rezidenti nuk i ofron një vend parkimi të sigurt drejtuesve të automjeteve. Në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët e pajisur me kartën e rezidentit të asaj zone. HistoriaiIme

Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 49, dt. 11. 11.  2015, e ndan Tiranën në 4 zona të administrimit të parkimit…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY