Bernard Kouchner, pjesë e makinës që niset nga kati i dytë i...

Bernard Kouchner, pjesë e makinës që niset nga kati i dytë i Kryeministrisë në Tiranë

179
0
Shares

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Është e pabesueshme se sa e parashikueshme është bërë makina e propagandës ndërkombëtare e Edi Ramës, ndoshta për shkak të faktit se kanë mbetur vetëm pak zëra pjesë e saj. Vetë kryeministri, kopeja e individëve problematikë të ish-kabinetit të Tony Blair ose Bernard Kushner. Kaq janë të gjithë zërat që është në gjendje të mbledhë udhëheqësi ynë në skenën ndërkombëtare dhe asnjë prej tyre nuk ofron shpresë për të ardhmen e tij politike. Vërtet ata mund të vinë ende vërdallë nëpër qarqet e leksioneve dhe bëjnë para duke konsutuar diktatorin e radhës, por ndikimi i tyre po shkon drejt zeros. Sot qe radha e Bernard Kushnerit për t’i ardhur në ndihmë Kryeministrit Rama me një tufë “faktesh” të shtrembëruara të freskta, pas spektaklit skandaloz të zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Skena e teatrit të tij është faqja EU Observer dhe pjesa titullohet Viti 2018 do të jetë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Në artikull, Kushner shpjegon se Shqipëria duhet të ngjitet më lart në listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarësim në BE, për shkak se shqiptarët janë “pro BE-së dhe “qeveria Rama është shumë e mirë në reforma”. Le t’i hedhim një sy: Shikoni Shqipërinë: Sondazhet vazhdimisht tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj dëshirojnë të bashkohen me BE-në. Kjo në vetvete nuk mjafton për ta kualifikuar për anëtarësim. Por historia tregon se atje ku ka konsensus të fort për pranim, reformat institucionale dhe politike që kërkhen për aderim janë shumë më të lehta për t’u zbatuar. Në fakt, Shqipëria po dëshmon se kjo gjë është e vërtet. Për më shumë se një vit, Partia Demokratike, partia opozitare, kundërshtoi me ashpër aspekte të veçanta të paketës së reformave që BE i ka kërkuar qeverisë së Partisë Socialiste. Rezultati? Socialistët e Kryeministrit Edi Rama u kthyen në pushtet në qershor me shumicë të qartë.

Si disa miq të tjerë ndërkombëtar të Ramës, Kushner e interpreton fitoren elektorale të Ramës si fitore pro BE-së. Është i njejti argument që Kouchner përdori në një opinion që Kouchner shkroi në qershor para zgjedhjeve, në të cilin ai nuk bëri gjë tjetër veç kopjimit të retorikës zgjedhore të Ramës dhe lartësimit të saj si “opinion”. Të dyja partitë, PS dhe PD kanë qenë pro BE-së për vite, por ndryshimi është se —si gjithmonë—opozita ka frikë se qeveria do ta përdorë zbatimin e reformave të detyruara nga BE si mjet për fuqizimin e pushtetit të saj. Që Kushner e interpreton këtë frikë—shpesh shumë të justifikuar—si refuzim ndaj BE-së është një keqkuptim i madh. Natyrisht, “analiza” e Kushnerit injoron strategjitë e blerjes së votave nga parti të ndryshme, të cilat së fundmi u ritheksuan nga OSBE-ja, dhe marrëveshjen politike parazgjedhore, e cila triumfoi mbi sundimin e ligjit, sikurse është komentuar nga OSBE, gjithashtu. Këto dy fakte duhet të merren parasysh në çdo vlerësim të fitores zgjedhore të PS-së, por ato janë shpërfillur qëllimisht nga Kouchner.

Por Kushner shkon edhe më tej. Ai e quan kundërshtimin e opozitës për zgjedhjen e njëanshme dhe jokushtetuese të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme si rezistencë ndaj reformave: Por opozita ende po i reziston këtyre reformave, siç dëshmojnë skenat e fundit tronditëse të kaosit dhe prishjes në parlamentin shqiptar, kur pakica demokrate u përpoq të bllokonte emërimin e një prokurori të ri të përgjithshëm. “Qytetarët e Shqipërisë nuk duhet të habiten që politikanët po luftojnë mes tyre”, vuri në dukje një deklaratë nga ambasada e SHBA-ve. “Kjo do të thotë që reforma gjyqësore më në fund po zbatohet. “Prokurori i përgjithshëm i cili refuzoi të ndjekë penalisht politikanët është larguar”.

Le të sqarojmë, së pari, se Arta Marku nuk është “prokurorja e re e përgjithshme”. Ky është një gabim i madh që bën Kushner. Marku është Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe e gjithë rezistenca e opozitës— pavarësisht nga forma spektakolare që mori—bazohet në një problem ligjor që mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga më pak se gjysma e deputetëve të Kuvendit. Kouchner pastaj vazhdon të citojë një deklaratë për shtyp të Ambasadës së SHBA-sve, mungesën e lidhjes logjike të së cilës e kemi sqaruar këtu.

Së fundi, Kouchner lëshon fjalë “të tjera” boshe si më poshtë: Me fjalë të tjera, me reformat që tashmë kanë arritur një fazë të përparuar, ky është momenti i gabuar që BE ta mbajë Shqipërinë në fund të listës. Është koha për të dërguar një mesazh të fortë tek votuesit shqiptarë se mbështetja e tyre për reforma dhe për BE është duke dhënë fryte. Këto nuk janë thjesht “fjalë të tjera”—reformat janë larg të qënit në një “fazë të përparuar”. Në fakt, institucionet kryesore të reformës në drejtësi, përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Byronë Kombëtare të Hetimeve, Prokurorinë Speciale, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, etj. nuk janë formuar në kohën e duhur—në kundërshtim me Kushtetutën—nga “shumica e qartë” e qeverisë. Qeveria ka penguar shumë prej këtyre proceseve, duke e çuar vendin në një krizë kushtetuese e cila do të minojë—si në afatshkurtër edhe afatgjatë— sukseset që mund të ishin fituar nga vetë reforma. Së fundmi, duke përdorur një nga hilet e tij më të neveritshme retorike, Kushner argumenton se BE duhet t’i shpërblejë qytetarët shqiptarë për mbështetjen e tyre për BE-në. Ai qëllimisht e njehson arsyen për mbështetjen dhe entuziazmin e qytetarëve për BE-në (si mënyra e vetme që ata kanë për të shpëtuar nga papunësia, varfëria, rrënimi i kujdesit shëndetësor dhe sistemit arsimor) me arsyen pse politikanët e mbështesin atë (një mundësi për më shumë para të BE-së që përfundojnë në xhepat e tyre dhe oligarkëve që ata mbështesin). Me fjalë të tjera: qytetarët shqiptarë e mbështesin BE-në pikërisht kundër qeverisë së tyre, ndërsa qeveria shqiptare e mbështet BE-në kundër interesave të popullit të saj. Ngatërrimi i kufijve midis këtyre dy motiveve të kundërta është mëkati më i madh dhe qëllimi kryesor i Kushnerit.exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY