DETAJE & FOTO/ Dibër, polici që vrau shokun e ngushtë, edhe 7...

DETAJE & FOTO/ Dibër, polici që vrau shokun e ngushtë, edhe 7 vjet më parë kishte bërë një tjetër krim

140
0
Shares
Autori dyshuar, Naim Muliu

Efektivi që vrau kolegun dhe mikun e tij të ngushtë dy net më parë, në afërsi të Maqellarës në Dibër, ka kryer një tjetër krim shtatë vite më parë, po me armën e shërbimit. Por, asokohe, kolegët e tij e ndihmuan dhe e fshehën ngjarjen duke e kaluar gjithçka në heshtje. Shtatë vite më pas, punonjësi i Policisë Naim Muliu vrau me dy plumba pas qafe specialistin e IT-së, Ardian Roçi, i cili ishte punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Mësohet se krimi i rëndë po hetohet nga ekspertë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë.
Në gjendje të dehur siç ndodhi së fundmi, dyshohet se efektivi kreu edhe krimin shtatë vite më parë, por fatmirësisht i plagosuri shpëtoi me një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi në një pikë servisi elektroshtëpiakesh në pronësi të tij. Klienti i është ankuar se nuk ia kishte rregulluar një defekt në televizor, ndonëse e kishte paguar, raporton “Panorama”. Pas debatit mes tyre, punonjësi i Policisë ka nxjerrë armën duke e qëlluar atë. Fatmirësisht, i plagosuri shpëtoi, ndërsa sipas të dhënave, kolegët e tij të Peshkopisë e fshehën krimin dhe Muliu nuk u arrestua.

Viktima, Ardian Roci

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY