Shteti shqiptar reagon mbi vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë, ambasada: Po...

Shteti shqiptar reagon mbi vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë, ambasada: Po presim hetimin e policisë

90
0
Shares

Shteti shqiptar heshti për masakrimin që ju bë 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj në burgun e Marsejës dhe çuditërisht ka reaguar vetëm sot pas marrjes së lajmit për vdekjen e tij. Ambasada shqiptare në Francë është shprehur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mjekët i ndërprenë frymëmarrjen artificiale, në spital ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Florenc Beqiraj u deklarua i vdekur nga autoritetet spitalore, ndërkohë që familjarët e tij kanë ngritur akuza ndaj mjekëve të spitalit se kanë vendosur heqjen e tubave që e mbanin në jetë, pa pyetur ato. Ndërkohë ambasada njofton se çështja do të ndiqet nga afër me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit”, thuhet ne reagim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY