VIDEO/ Droga shqiptare në reportazhin e ‘Rai Uno’, Rama: Grupet e narkotrafikut...

VIDEO/ Droga shqiptare në reportazhin e ‘Rai Uno’, Rama: Grupet e narkotrafikut kanë fuqi të madhe

142
0
Shares

Europol jo më larg se një javë më parë shkruante se “Shqipëria është burim hashashi” në raportin ku theksohej se droga në Europë gjeneron 24 miliardë euro në vit. Por publikimi i këtij raporti është pasuar nga një reportazh i “Rai Uno” për fenomenin e kanabizmit të vendit tonë. Aty lexohet se këtë vit janë asgjësuar 2 milion bimë kanabis.

Në programin e përjavshëm “TV7” të “TGI”, një kronikë e posaçme ju dedikua asaj që gazetari italian Alessio Zuchini e quan “një luftë që zhvillohet deri në filizin e fundit të kanabisit”. “Përkrah forcave shqiptare qëndron edhe Guardia Di Finanzia, të cilët fluturojnë mbi territorin shqiptar, pjesë e aksionit monitorues”, raportohet në kronikë. Më tej gjatë zhvillimit të reportazhit, gazetari e cilëson një sukses të policisë shqiptare, asgjësimin e mbi 2 milion bimëve të kanabisit vetëm në vitin 2017.  Nuk ka munguar as zëri zyrtar i qeverisë. Në prononcimin për “TV7”, kryeministri Edi Rama deklaron se tashmë jemi në fazën e dytë të aksionit, duke i shkuar pas të gjithë të fortëve, për të sekuestruar pronat e tyre të paluajtshme dhe asetet financiare.

Rama jep edhe një përkufizim për bandat e kanabisit, duke i cilësuar si grup të sofistikuar dhe nuk që ka një Komision Europian që ti kontrollojë. “Ata kanë fuqi të madhe”, thotë Rama. “Ata janë shumë të organizuar, ata nuk kanë burokraci, ata nuk kanë një “Komision Europian” që i kontrollon, që duhet të marrë vendime. Janë të shpejtë, të sofistikuar, kanë një fuqi të madhe mbi njerëzit e varfër, mbi njerëzit e margjinalizuar dhe ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku”,-thotë Rama.

Kronika rikujton se trafikuesit e kanabisit nga Shqipëria kanë lidhje shumë të fuqishme nga ana tjetër e Adriatikut, për të cilët Kryeministri Rama shprehet: “Është le të themi një shkollë të cilën këta individë e kanë bërë në Itali, janë djem të rinj që kanë kaluar nga Italia, në zonën e jugut. Jeta e emigrimit illegal, i ka bërë që të mësojnë shumë gjëra dhe të jenë pjesë e grupeve kriminale si Ndragheta, Camorra dhe pastaj e kanë ndarë punën, një pjesë është andej, një pjesë këtej. Pjesa andej realizon lidhjet me bosët e mëdhenj, këta këtu bëjnë punën e pisët dhe e nisin andej. Le të themi që është një filial i universitetit të ilegalitetit në Italinë e Jugut”. Në anë tjetër, Kryeministri siguron se qeveria e tij ka një fond të posaçëm që financon ndërhyrje policore të këtij lloji. Më tej gazetari sjell provat e suksesit të këtyre aksioneve. I shoqëruar nga Zëvendës Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ai ka vizituar një magazinë në periferi të Tiranës ku policia e shtetit ruan sasitë e sekuestruara të substancave narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY