SKANDAL/ Askujt “nuk ia mban”, Prokuroria e Elbasanit “ia ngec” sërish Krimeve...

SKANDAL/ Askujt “nuk ia mban”, Prokuroria e Elbasanit “ia ngec” sërish Krimeve Rënda dosjen e përplasjes me Policinë

119
0
Shares

Hetimi për përplasjen e disa personave me policinë në hyrje të te tregut të Elbasanit rikthehet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë Prokurorisë për Krime të Rënda aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin. Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për përplasjen me efektivët e policisë.
Prokuroria e Elbasanit e ka rikthyer dosjen te Prokuroria për Krimet e Rënda për shkak të moskompetencës së shpallur nga ajo Prokurori, por nuk është konfirmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale.
Ndërkohë për personat e tjerë, të përfshirë në mënyrë indirekte në këtë ngjarje hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit. Për këta persona me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata e Elbasanit konfirmoi masën ‘Arrest me Burg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY