E mërkura nis me aksident në aksin Lushnje-Fier, 4 të plagosur në...

E mërkura nis me aksident në aksin Lushnje-Fier, 4 të plagosur në spital

110
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në aksin Lushnje-Fier. Dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Vajkan dhe disa persona janë plagosur, e më pas janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit.

Njoftimi i policisë: Policia e Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Maliq Minga, 48 vjeç, banues në Vajkan, i cili, në aksin rrugor Lushnje – Fier,duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një “Opel” që drejtohej nga D.C, 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Opel” dhe pasagjerët: A.M, 49 vjeç, E.M, 41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, banuese në Vajkan, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Fier nën kujdesin e mjekëvë. Dosja e Mingës i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY