FOTO/ Llalla kalon çastet e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme, vjen Arta...

FOTO/ Llalla kalon çastet e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme, vjen Arta Marku e shoqëruar nga garda

70
0
Shares

Në Prokurorinë e Përgjithshme do të realizohet ditën e sotme një rrokadë, teksa Adriatik Llalla pas 5 vitesh në detyrë do të lirojë zyrën e tij për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Ajo u zgjodh ditën e djeshme mes tymit dhe kaosit në Kuvend, me 69 vota të deputetëve të mazhorancës. Ndërkohë Llalla që prej orës 09:30 ndodhet në zyrën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Arta Marku, zgjedhja e së cilës u cilësua një “puç kushtetues” nga opozita, vetëm pak minuta më parë është paraqitur nën shoqërimin e Gardës së Republikës, në ambientet e Prokurorisë, ku do t’i dorëzohen çelësat nga Llalla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY