FOTO GALERI/ Basha: Protestë si në çdo vend europian, Shqipëria pa sesi...

FOTO GALERI/ Basha: Protestë si në çdo vend europian, Shqipëria pa sesi ndalet një autokrat i lidhur me krimin

210
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me shpërndarjen e një fotogalerie nga momentet kryesore të protestës së djeshme, që opozita bashkë me mijëra qytetarë shqiptarë zhvilloi brenda dhe jashtë Parlamentit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ai i ka bashkangjitur fotove një shënim të shkurtër, ku thotë se gjithë Shqipëria e pa se cila është rruga që duhet ndjekur për t’u përballur me një autokrat si Edi Rama.

“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri#Demokraci #Drejtësi”, shkruan Basha në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY