EMRI/ Tropojë, ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në Valbonë...

EMRI/ Tropojë, ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në Valbonë 35-vjeçari

150
0
Shares

Është gjetur trupi i pajetë i punëtorit Gentian Zalli, i cili u mbyt në ujërat e lumit Valbonë në Tropojë, tri ditë më parë. Trupi i 35-vjeçarit u gjet këtë të martë në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit ku ishte zhdukur. Për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, në ndihmë të policisë shkuan dhe shërbimet zjarrfikës të qytetit. Trupi i pajetë po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore
Gentian Zalli rezultonte i zhdukur që prej datës 16. Ai ishte punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës dhe gjatë kohës së pushimit të drekës ishte larguar për të mbushur ujë të pijshëm te burimi në afërsi të lumit të Valbonës dhe nuk ishte kthyer më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY