Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat, i dyshimtë sinqeriteti i ligjvënësit...

Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat, i dyshimtë sinqeriteti i ligjvënësit për të luftuar korrupsionin

83
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimin e Unionit të Prokurorëve për një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, ligjin 35 të këtij viti, që bën ndryshime të rëndësishme në Kodin e Procedurës Penale. Një nga këto ndryshime vendos kontrollin e gjykatës mbi vendimmarrjen e prokurorisë për të dërguar, ose jo në gjyq një çështje të caktuar. Sipas Unionit të Prokurorëve kjo cenon pavarësinë e prokurorit, duke i dhënë gjykatës atribute që Kushtetuta ia njeh prokurorisë. “Prokurorit i janë hequr atribute të rëndësishme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale, atribute të cilat ja ka dhënë Kushtetuta. Konkretisht i është hequr e drejta për të disponuar në përfundim të çështjes, nëse kjo çështje do të pushohet, apo do të dërgohet në gjykim”, thonë Prokurorët.
Por përfaqësuesit e Kuvendit në këtë proces mendojnë ndryshe. “Vetëm pavarësia, pa kontrollin e gjykatës mund ta çojë prokurorin në papërgjegjshmëri dhe në funksionim në mungesë transparence në interes të dëmshëm, jo vetëm ndaj të pandehurit, por edhe në dëm të interesit publik dhe interesave të viktimës”, deklaruan përfaqësuesit e Kuvendit.
Nëse ligji qëndron siç është, prokurorët i druhen faktit se SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që pritet të krijohet për të hetuar pikërisht veprat e korrupsionit në politikë e drejtësi, do të ketë një filtër në gjykatë pa filluar ende procesi. Pra, një gjyqtar i vetëm do të vendosë nëse një hetim i caktuar, për të cilin mund të jenë dashur muaj të tërë hetime, do të shkojë apo jo për gjykim. Prokurorët vënë në dyshim sinqeritetin e ligjvënësit për të luftuar korrupsionin nëpërmjet SPAK-ut, me miratimin e këtij ligj. Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët është tërhequr për t’u shprehur me vendim në një kohë të pacaktuar. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY