DETAJE/ Itali, hajduti shqiptar shkon për të vjedhur dhe habitet me atë...

DETAJE/ Itali, hajduti shqiptar shkon për të vjedhur dhe habitet me atë që sheh nga tarraca

252
0
Shares

Një qytetar italian dëgjoi zhurma mbrëmjen e shkuar në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa lajmëroi menjëherë policinë. Agjentët mbërritën menjëherë atje dhe sapo arritën, kapën hajdutin në befasi. Kur arritën në pjesën e prapme të ndërtesës, panë një litar të varur nga ballkoni i apartamentit të katit të dytë dhe një person që shëtiste në tarracë. Hajduti, i habitur nga prania e policisë, dhe duke u përpjekur për të shpëtuar, është hedhur në një kat tjetër, por e kishte të pamundur të arratisej.
Pas disa minutash, policia i ka ndryshuar mendjen hajdutit duke bërë që të dorëzohej pa rezistencë. I riu me iniciale S. S., 24 vjeç, u arrestua menjëherë për tentativë grabitje, ndërsa në kërkim është edhe një person tjetër. Shqiptarit iu gjetën edhe disa sende të përdorura për të kryer grabitjen. I riu është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim më herët e konvertuar në gjobë prej 700 eurosh.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar vjedhjet e tjera të shqiptarëve të konsumuara ditët e fundit në disa shtëpi në zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY