VIDEO/ Protestat do të vazhdojnë, Basha: Ky ishte fillimi i kryengritjes popullore,...

VIDEO/ Protestat do të vazhdojnë, Basha: Ky ishte fillimi i kryengritjes popullore, opozita nuk do të rrijë duarkryq

64
0
Shares

Pasi la sallën e Kuvendit, kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua protesutesve përpara Parlamentit, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike. Ai shoqërohej edhe nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Basha u ngjit në podiumin e ngritur para Parlamentit dhe i tha mijëra qytetarëve të pranishëm se opozita nuk do të rrijë duarkryq dhe të durojë puçin kushtetues, aq më tepër të pranojë prokurorin e Tahirit dhe Habilajve.

“Ju jeni të rinj e të reja që ngrihen në këmbë dhe nuk durojnë shkeljen e ligjit, kapjen e drejtësisë, një prokuror që ka vetëm një detyrë, të shpëtojë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sjedinin. Edi Rama me ushtarët e tij të krimit ta dijë se popullin shqiptar dhe opozitën shqiptare nuk do ta mbysin se ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur që Shqipëria t’i kthehet edhe njëhërë drejtimit të saj europian. Sot në këtë shesh jemi duke mbajtur në duart flamurin shqiptar kuq e zi. Këtu është Shqipëria, Europa, Amerika. Akush të mos mendojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të durojmë puçin kushtetues e do të mbrojmë prokurorin e Tahirit, Habilajve. Ju ju përgjigjët thirrjet së opozitës në vetëm dy ditë për vendsmërinë tuaj. Janë qindra mijë shqiptarë që që nuk do ta durojnë dot kurrë një narkoshtet”, u shpreh Basha.

Në mbrojtje të Kushtetutës.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 18 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY