FOTO/ Ish-presidenti Nishani: Kushtetuta u gris, Rama e futi vendin në një...

FOTO/ Ish-presidenti Nishani: Kushtetuta u gris, Rama e futi vendin në një spirale kaotike

42
0
Shares

Fill pas mbarimit të seancës plenare, ku Kryeprokurore u zgjodh me 69 vota pro, Arta Marku, ka reaguar për skenat e sotme jashtë dhe brenda Kuvendit edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Ai është i ashpër në gjykimin e tij teksa shkruan se vendi sapo ka hyrë në një spirale kaotike, pasi mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e grisi dhe e përdhosi Kushtetutën e Shqipërisë. “Sot në mënyrën më të papërgjegjëshme qeveria e futi vendin në një spirale kaotike shumë të rrezikshme. Kushtetuta u gris, Parlamenti humbi legjitimitetin ligjor, politik dhe moral!”, shkruan ish-presidenti Bujar Nishani në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY