Shkatërrohet grupi që merrte 7 mijë euro për të kaluar kufirin, pranga...

Shkatërrohet grupi që merrte 7 mijë euro për të kaluar kufirin, pranga dhe oficerit të policisë në Korçë

166
0
Shares

Në një aksion të SCBA në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar një oficer policie dhe dy shtetas të tjerë. Mësohet se efektivi i policisë akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa dy shtetasit e tjerë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në kufi.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA arreston 1 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv dhe 2 shtetas për dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm kufiri

Finalizohet operacioni ‘Green border 2’ –  SHÇBA arreston 1 punonjës të Policisë Kufitare dhe 2 shtetas të tjerë, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe një punonjës policie.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal. Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë;

-Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë;

-Adriano Kocoli, 52  vjeç, lindur e banues në Korçë.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY