FOTO/ Zbulohet bashkëpunëtori i shoferit të kamionit me heroinë që u kap...

FOTO/ Zbulohet bashkëpunëtori i shoferit të kamionit me heroinë që u kap në Durrës

118
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur paraditen e sotme për drogën e kapur mbrëmë në një kamion në portin e Durrësit. Policia ka identifikuar një nga bashkëpunëtorët e përfshirë në skemën e gjetjes dhe tregtimit të lëndës narkotike.

Pas identifikimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit Drilon Istrefi, policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale D.N banues në lagjen 6 të Durrësit, i cili dyshohet të ketë bërë të mundur gjetjen e heroinës.

Së bashku me njëri-tjetrin të dy shtetasit dyshohet të kenë kaluar dhe herë të tjera drogë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Durrës duke shfrytëzuar mundësinë e transportit të mallrave nëpërmjet kompanisë së transportit.

Droga ka patur si destinacion Italinë, ndërsa mësohet se hetimet janë shtrirë dhe për zbulimin e palës pritësëe. Dyshohet që 4 pakot me heroinë të kenë kaluar nga Muriqani, ndërsa u gjet tek koka e kamionit poshtë dyshekut të shoferit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY