FOTO/ Shkodrani me 22 kg kanabis në makinë “i bën cubin” policisë,...

FOTO/ Shkodrani me 22 kg kanabis në makinë “i bën cubin” policisë, por ja ku përfundon …

124
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar 32 vjeçarin Bardhok Qershia dhe i ka sekuestruar atij 22.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Ai është ndaluar vetëm pasi ka dalë nga rruga me automjetin e tij, sepse fillimisht ka hezituar t’i bindet urdhërit të togave të zeza.

Njoftimi i policisë:

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY