FOTO/ U vra me 3 plumba në kokë, Angjelin Shkambi ishte në...

FOTO/ U vra me 3 plumba në kokë, Angjelin Shkambi ishte në arrest shtëpie për kultivim kanabisi

365
0
Shares

Angjelin Shkambi, 32 vjeçari që u ekzekutua me 3 plumba në kokë, mëngjesin e sotëm në Shkodër, ka qenë i dënuar me masën e sigurisë arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.

Mësohet se ai është qëlluar brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete, dy brenda në automjet dhe një jashtë, ç’ka shton dyshimet se viktima dhe autori mund të kenë qenë bashkë në makinë, raporton Shqiptarja.com.

Dyshohet se shkak i kësaj vrasje është e shkuara e errët e Angjelin Shkambit, pasi ai është arrestuar për kultivim kanabisi në muajin prill të 2017, së bashku me një grup prej 13 personash. Ata u akuzuan për kultivimin e rreth 3000 bimëve kanabis. Ai u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi “arrest shtëpie”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY