Malltezi: Kemi dosjen e plotë të inceneratorëve, Klodian Zoto  si sekser i...

Malltezi: Kemi dosjen e plotë të inceneratorëve, Klodian Zoto  si sekser i Arben Ahmetajt përfitoi 5 milionë euro

185
0
Shares

Skandali i inceneratorëve, ndërtimin e të cilëve e ka dhënë me koncension qeveria Rama, duket se përbën një nga aferat korruptive më të mëdha të saj. Lidhur me këtë çështje pati përplasje të ashpra në parlament midis kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, por PD vijon të publikojë çdo ditë fakte të reja.

Në studion e Fax Neës, Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë Klodian Zotos, i cili nuk ka bërë asnjë punë, plot 5 milionë euro nga buxheti i shtetit. “Klodian Zoto është sekseri i Arben Ahmetaj nga ku janë marrë 5 milionë euro nga ana e Buxhetit të shtetit. Ky person ka qenë menazher dhe në vjedhjen e Vilma Nushit. Zoto çdo një muaj nxjerr nga një kompani të re”, tha Malltezi.

Në vijim, ai shtoi se kontratat e qeverisë për inceneratorët nuk janë bërë publike, çka përbën dhe një vepër tjetër penale të rëndë.

“Në jemi kundër inceratorëve, pasi mbetjet kanë një lloj hirearkie, që janë reduktim, ripërdorim dhe riciklim. Te të treja R-të e para qeveria shqiptare po investon zero lekë. Ose duhet të jenë shumë injorantë, ose kanë ndërmend ndonjë aferë korruptive. Nuk është nxjerrë asnjë dokument nga ana e qeverisë pasi nuk e kanë publikuar në faqen zyrtare. Këtu po vidhen 178 milion euro dhe po mbahet si sekret shtetëror pasi po i jepen sekserit të Ben Ahmetajt. Qeveria po kërkon që të kapë edhe prokurorin në mënyrë që të bllokojnë hetimin për këto çështje. Ne si departamente kemi hetuar dhe kemi një dosje të mirëfilltë dhe me të gjitha kontratat. Nëse kjo qeveri kërkon që të kapë edhe prokurorin kjo është një çështje kukafshehtasi”, u shpreh Malltezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY