VALBONA ZENELI/Analistja e “Marshall” publikon librin në Tiranë

VALBONA ZENELI/Analistja e “Marshall” publikon librin në Tiranë

980
0
Shares

Valbona Zeneli, autore e shumë artikujve dhe analizave për rajonin dhe Evropën promovoi sot në Tiranë librine  saj me titull “Në opinionin tim”. Promovimi u bë në Hotel Kalsberg në praninë e personaliteteve të shumta, ku ishin të pranishëm në edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ambasadori amerikan, Donal Lu.

Zeneli aktualisht është profesore në Qendrën Marshall për studime të Sigurisë, në këtë libër fokusin kryesor ka Ballkanin, por edhe shumë tema të tjera ndërkombëtare, që të çojnë në pikën më delikate tek nevoja për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht edhe Shqipërisë.

Valbona Zeneli boton herë pas here artikuj në median shqiptare në lidhje me gjeostrategjinë e vendit dhe premisat integruese të Shqipërisë. Ajo është e bija e diplomatit dhe gazetarit, Bashkim Zeneli ndërkohë që është e martuar me ish ministrin e Brendshëm në vitin 2004, Igli Toska.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY