PISTAT E HETIMIT/ Vlorë, kamerat filmuan autorin që vuri bombën poshtë makinës,...

PISTAT E HETIMIT/ Vlorë, kamerat filmuan autorin që vuri bombën poshtë makinës, merren në pyetje 7 persona

95
0
Shares

Shtatë persona po merren në pyetje lidhur me eksplozivin e gjetur pranë makinës së 30-vjeçarit Endrit Sadedini mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ndërkohë autori që vuri rreth 500 gram eksploziv është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ai i është afruar mjetit në këmbë dhe i pamaskuar dhe ka vendosur qesen me eksploziv pranë këtij mjeti me targe AA 233 OX por cilësia e dobët po e bën të vështirë identifikimin
Burime nga grupi hetimor që ka marrë në dorë dosjen, bëjnë me dije se qesja e zezë, ku u konstatua lënda shpërthyese që u çaktivizua me shpërthim të kontrolluar rreth orë 23:30 ishte vendosur aty rreth orës 16:45 minuta.

Katër ore bomba
Por qesja e zezë e eksploziv artizanal dhe e lidhur me një celular si detonator u evidentua nga 30-vjecari Sadedini vetëm në orën 18:55 minuta. Pra për afro dy orë banorët e zonës së Ujit të Ftohtë ku u regjistrua ngjarja kanë ecur pranë një bombe që mund të shpërthente në çdo moment
Alarmi rezultoi i vërtetë dhe zgjati për afro 4 orë, kohë gjatë së cilës policia kishte formuar një perimetër sigurie dhe mbajti larg banorët e zonës
Për ti dhënë zgjidhje u kërkua ndërhyrja e forcave të specializuara xheniere nga Tirana të cilët mbërritën rreth orës 23:30 kur kryen një shpërthim të kontrolluar.

Flet pronari makinës
Policia ka marrë në pyetje Sadedinin, por ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte.
Në këtë situatë, burimet thonë se hetimet për ngjarjen janë shtrirë në disa pista dhe për këtë qëllim po kontrollohet e shkuara e 30-vjeçarit Sadedini.
Kryesoret janë hakmarrja për ngjarje të së shkuarës por edhe vrasja e Ergys Gjioveshaj në prill të këtij viti në lokalin në pronësi të Sadedinit. Në atë kohë ku i fundit u procedua për mos kallëzim krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY