Këta janë tre personat që vënë në rrezik ish ministrin Saimir Tahiri

Këta janë tre personat që vënë në rrezik ish ministrin Saimir Tahiri

204
0
Shares

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja nga hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke deklaruar se të paktën tre prej anëtarëve të grupit “Habilaj” të arrestuar atje mund të kenë folur dhe mund të kenë dëshmuar në lidhjet e Tahirit me Habilajt.

“Procedimi për Tahirin në Itali ka nisur në 27 tetor. Është marrë vesh vonë, dhe në rastin konkret Saimir Tahiri nuk është vënë në dijeni. Prandaj çështja ka qenë kaq e padukshme dhe kaq e vështirë për tu marrë vesh. Dua të them se çështja është bërë interesante se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, 3 prej tyre rezultojnë të penduar, 2 prej tyre shqiptarë. Kjo e intrigon çështjen. Kemi një bashkëpunëtor si Sebastiano Sardi, ky del edhe në përgjimet e Habilajve. Por fakti që Prokuroria ka edhe dy të tjerë të penduar, kjo mund të jetë për mua detaji i ri apo fakti i ri që e ka çuar prokurorinë e Katanias të nisë procedimin për Tahirin. Nga përgjimet ambjentale nuk është se ai implikohet. Por, në rast se mes grupit ka dikë që flet, aty situata ndryshon. Të penduarit mund të kenë folur. Megjithatë tashmë do kemi një arbitër të paanshëm, një prokurori profesionale që do sqarojë edhe publikun shqiptar nëse është apo jo i implikuar Saimir Tahiri, nëse ka apo jo prova për të”,- u shpreh Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës 24.

Në vijim Hoxha ka thënë se ekziston një lidhje mes parave të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan, përgjimeve të grupit Habilaj në Itali dhe lidhjeve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe për këtë arsye Gjykata ka shtrëguar masat ndaj këtij të fundit duke i ndaluar daljen jashtë vendit.

Hoxha tregoi se pas përgjimeve në dosjen Habilaj ku flitej për bizhuteritë që do bliheshin për nënë dhe bashkëshorten e Tahiri, policia sekuestroi varëse e byzylykë të familjarëve të Tahirit pas kontrollit të bërë në banesën e tij. “Një nga detajet që e bëri Prokurorinë që të kërkonte masë më të fortë për Tahirin, ka qenë se mes përgjimeve të Habilajve në Itali, janë përmendur detaje që janë blerë bizhuteri të shtrenja, edhe pse nuk është ende shumë e qartë për çmimet që ato kanë pasur. Prokuroria kërkoi kontroll të banesës dhe bëri sekuestrimin e një byzyluku prej ari, që iu dhurua djalit të Tahirit kur lindi, një byzylyku tjetër të bashkëshortes së Tahirit. Kemi dhe një varëse floriri të gruas së Tahirit, për të cilin thonë se e kanë nga gjyshja, madje kanë treguar dhe një foto të gjyshes me atë varëse. Të gjitha këto janë në inventarin e dosjes. Këto elementë kanë bërë që Prokuroria të lidhte përgjimet atje me bizhuteritë që gjeti. Prokuroria e futi Soton në këtë histori se 800 mijë eurot e gjetura, nuk justifikohen prej tij, dhe këto mund të jenë para të fituara droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY